Lajme

Haziri për çështjen e Presidentit- Pa marrëveshje për bashkëpunim s’ka rezultat!

04/07/2026 12:38
nga:Y I

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur në lidhje me çështjen e presidentit duke thënë se gjatë këtij muaji do të vërtetohet nëse ka vullnet politik, dhe se pa marrëveshje për bashkëpunim, s’do të ketë rezultat.

Haziri, ka vlerësuar edhe se, pragmatizmi dhe kompromisi janë vlera politike e jo dobësi, dhe se populli i Kosovës nuk meriton qeverisje tjetër po asaj euroatlantike.

“Sa më shumë fiton mbështetje, bëhesh më i përgjegjshëm, sepse duhet ndarë me të tjerët.Në të kundërtën, Kosova, për mungesë pragmatizmi, duhet të zgjedhë përmes gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese ose zgjedhjeve 8-milionëshe.Ky popull i Kosovës është europian me orientim, nuk meriton qeverisje tjetër pos asaj euroatlantike, ku LDK tash e 37 vjet beson, punon e ndërton” shkruan Haziri në reagimin e tij raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Populli i Kosovës është europian me orientim, nuk meriton qeverisje tjetër pos asaj euroatlantike, ku LDK tash e 37 vjet beson, punon e ndërton!

Prilli është muaji që do të determinojë nëse ka vullnet politik në Kosovë, nëse ka marrëveshje për bashkëpunim, pa të cilën nuk del rezultati, sepse pragmatizmi dhe kompromisi janë vlera politike e jo dobësi.

Sa më shumë fiton mbështetje, bëhesh më i përgjegjshëm, sepse duhet ndarë me të tjerët.

Në të kundërtën, Kosova, për mungesë pragmatizmi, duhet të zgjedhë përmes gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese ose zgjedhjeve 8-milionëshe.

Ky popull i Kosovës është europian me orientim, nuk meriton qeverisje tjetër pos asaj euroatlantike, ku LDK tash e 37 vjet beson, punon e ndërton!