Lajme

Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person

04/07/2026 12:24
nga:Y I

Një person ka humbur jetën Llaushë të Skenderajt.

Vdekja e viktimës dyshohet se erdhi si pasojë e një zjarri atje, raporton Klankosova.tv.

Për rastin në fjalë, për Klankosova ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni i cili deklaroi se mbetet të përcaktohet se cili ka qenë shkaku i zjarrit.

“Rasti ka ndodhur. Prokurorja e rastit ka dal në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës me vendim është dërguar për obduksion në IML”, tha ai.