Lajme

Ramadani: Marrëveshja për Presidentin do të sillte stabilitet, dështimi tregon papjekuri politike

04/07/2026 09:51
nga:Genita C

Burim Ramadani ka vlerësuar se zgjedhja e Presidentit të ri do të ishte një zhvillim pozitiv për vendin, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, një marrëveshje mes partive parlamentare për kreun e shtetit do të dëshmonte pjekuri politike dhe do t’i siguronte Kosovës stabilitet institucional dhe qartësi për vitet në vijim.

Ramadani ka bërë thirrje që takimet mes subjekteve politike të mos ndërpriten deri në arritjen e një marrëveshjeje, duke theksuar se përmbyllja e tyre me rezultat është thelbësore. Në të kundërtën, ai paralajmëron se dështimi do të reflektonte mungesë pjekurie politike.