Debat

Krimi i dyfishtë: I vjedh xhepin qytetarit, ja blen votën me paratë e tij

04/07/2026 09:04
nga:Shenoll Muharremi

Kjo çka po ndodh kohën e fundit, me mosreagimin ndaj rritjes së çmimit të naftës, është Skemë Mashtrimi dhe Hajnie.

1. Qeveria aktuale e Kosovës, përkundër shumë kërkesave të arsyeshme, po refuzon të ndërmarrë masa për situatën e jashtëzakonshme me çmimin e naftës, që ka shkuar në 2 euro. Si rezultat, po përfiton nga mbledhja e taksave shtesë, pra në dëm dhe në kurriz të fatkeqësisë së qytetarëve, familjeve, fermerëve, bujqve dhe bizneseve e prodhuesve kosovarë.

2. Kjo nënkupton që me qëllim, si plan apo strategji e tyre, po e lejojnë inflacionin (në vend që ta luftojnë) dhe njëkohësisht po e ulin fuqinë blerëse të familjeve, derisa buxheti publik që ata e menaxhojnë po rritet. Kjo po varfëron secilën ditë e më shumë qytetarin dhe familjet kosovare, kjo është vërtetu edhe me të dhënat e qeverisë.

3. Secili cent e euro që shkon në buxhet publik nga taksat shtesë prej çmimeve të larta të naftës dhe inflacionit të shkaktuar në treg është para e qytetarit që qeveria po ia merr nga xhepi! Me fjale popullore, hajni. Nëse ti po paguan 2 euro e kishe mundur me pagu 1.5 me disa masa të qeverisë, 50 cent po ti vjedh nga xhepi qeveria. Kur i bën bashkë krejt 50-centat, këto bëjnë milionë secilën ditë. Po kjo nuk është krejt, se dëmin më të madh për qytetarin ka me qenë ndikimet afatgjate inflacionare në treg dhe ekonomi. Qytetari, bizneset, fermeri, bujku dhe ekonomia kanë me pagu më vonë 10x më shumë sesa çka paguajnë tani për çminin e naftës.

4. Kur qytetari po liget dhe po gjunjëzohet e po varfërohet… Qeveria aktuale po i përdor paratë që ua ka marrë prej xhepit më herët (pra kur nuk i ka ndërmarr masat me mbrojt qytetarin dhe ekonominë si rasti tani me naftë apo rrymën gjatë 2025) dhe po ua jep me bonuse nga 100 euro për me ja ble votën dhe me i fitu zgjedhjet.

5. Këto bonuse fillimisht janë paratë e qytetarëve që qeveria nuk është dashur me i marrë fare. E pastaj, me paratë e qytetarëve, po jau ble votën të njëjtit qytetar.
Kjo është një skemë që tashmë po e shohim disa herë që po përdoret.
Qeveria po lejon qëllimisht inflacionin me masakruar qytetarin, bizneset dhe ekonominë… dhe po e përdor si mjet për ta rritur buxhetin publik.
Me ato para që po ua merr qytetarëve prej xhepit, po ua jep me bonuse e paga shtesë për t’ua vjedhur e blerë votën në zgjedhje.