Lajme

Kryeparlamentari i Iranit i thotë Trumpit t’i japë fund “kësaj loje të rrezikshme”

04/05/2026 20:05
nga:G B

Kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf i është drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i thënë në këtë mënyrë nuk fitojnë asgjë.

“Mos u gaboni: Nuk do të fitoni asgjë përmes krimeve të luftës”, është shprehur ai.

Ghalibaf akuzon Trumpin se po ndjek urdhrat e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe thotë se “e vetmja zgjidhje e vërtetë është respektimi i të drejtave të popullit iranian dhe dhënia fund e kësaj loje të rrezikshme”.