Lajme

Albulena Haxhiu përkujton 27-vjetorin e masakrës së Rezallës dhe riafirmon angazhimin për drejtësi

04/05/2026 12:36
nga:Genita C

Ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar përvjetorin e masakrës së Rezallës, e cila ndodhi më 5 prill 1999 në Skenderaj, raporton GazetaBlic.

Në mesazhin e saj, Haxhiu rikujtoi se civilë shqiptarë nga mosha 13 deri në 90 vjeç u ekzekutuan dhe trupat e tyre u zhdukën në varreza masive në Serbi.

Ajo theksoi angazhimin për të mos lejuar zhdukjen e së vërtetës dhe për të kërkuar drejtësi, duke përkulur me nderim para të rënëve për lirinë e vendit.