Lajme

Haxhiu pasi mori detyrën e U.D së Presidentes- Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim të plotë!

04/04/2026 19:45
nga:Y I

Albulena Haxhiu ka reaguar pëmres një shkrimi në rrjetin social Facebook pasi ka marrë detyrën e U.d së Presidentes.

Haxhiu tha se ‘mekanizmat kushtetues që kemi ndërtuar garantojnë vazhdimësi e stabilitet institucional’.

Ajo garantoi se një përgjegjësi të tillë do ta ushtroj me përkushtim të plotë, duke garantuar funksionim të pandërprerë të institucioneve dhe respektim të rendit kushtetues.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vijojë procedurën kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri brenda afateve kushtetuese. Deri në përmbylljen e këtij procesi, do ta ushtroj këtë detyrë në respekt të plotë të Kushtetutës, ligjit dhe interesit publik.Falënderoj Presidenten Vjosa Osmani Sadriu për shërbimin e saj ndaj vendit dhe i uroj suksese në vazhdim” shkruan Osmani raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: