Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, raporton GazetaBlic.
Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ku bëri të ditur edhe se të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor, dhe se, është arrestuar një person.
‘’Sot rreth orës 02:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Ferid Curri në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend janë të lënduar 2 persona, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Deri më tani është arrestuar një person i dyshuar. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit jane duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore’’, ka deklaruar Pllana.


