Lajme

Arrestohen dy persona në Elbasan, dyshohen për trafikim të kokainës dhe kanabisit

04/04/2026 12:53
nga:Sh R

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona të cilët akuzohen për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.

Policia në Shqipëri, kanë arrestuar 2 persona, të cilët akuzohen nën dyshimin për trafikimin e lëndëve narkotike, kokaine dhe Kanabis.

Lajmin e ka bërë të ditur policia e shtetit, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“-F. P., 37 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

-L. Xh., 34 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. 34-vjeçari me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në bulevardin “Qemal Stafa”, duke udhëtuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin F. P. dhe pasagjer shtetasin L. Xh. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shkop metalik me hapje, lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe kanabis, të ndara në doza gati për shitje.”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë sekuestruar 3 telefona, dhe një shumë parash me vlerë monetare euro dhe Lekë, të cilat dyshen se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.