FC Ballkani ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit brazilian Bruno Oliveira, duke shtuar një alternativë të rëndësishme në repartin defensiv në prag të sfidave të reja sezonale.
29-vjeçari luan kryesisht si qendërmbrojtës, por mund të aktivizohet edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, duke i dhënë trajnerit më shumë fleksibilitet në formacion, transmeton GazetaBlic Sport.
Me gjatësi 1.87 metra dhe këmbë të majtë natyrale, Oliveira dallohet për lojën ajrore, sigurinë në duele dhe aftësinë për të ndërtuar aksione nga prapavija.
Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar eksperiencë ndërkombëtare duke luajtur në Brazil, Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në Korenë e Jugut. Më herët ka qenë pjesë e NK Siroki Brijeg dhe FK Velez Mostar, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Gangwon FC.
/GazetaBlic Sport/


