Lajme

Muharremi: Vendime koti si “çmime tavan” nuk e zgjidhin krizën e çmimeve dhe inflacionit

04/03/2026 12:02
nga:Sh R

Analisti politik, Shenoll Muharremi ka reaguar pas vendimeve të fundit të marra nga qeveria, duke i kritikuar ato si të dëmshme për qytetarët dhe ekonominë.

Muharremi thotë se vendime koti si “cmime tavan”, nuk e zgjedhin krizën e çmimeve dhe inflacionit.

Sipas tij, mungesa e mbështetjes për sektorët kyç dhe vendimet e gabuara po ndikojnë edhe në largimin e të rinjve nga vendi.

Postimi i plotë:

-I varfëron qytetarët dhe e shkatërron biznesin vendor… për me ua ble e vjedh votën me 100 euro bonuse, për me i fitu zgjedhjet!

-E shkatërron arsimin, me rezultate më të dobëta në PISA, për me e manipulu shoqërinë përmes rrjeteve sociale dhe me i fitu votat, e mos me dhënë përgjegjësi për dështimet në qeverisje.

-Sjell vendime koti si “çmime tavan” që nuk e zgjidhin krizën e çmimeve dhe inflacionit, dhe nuk ndërmerr asnjë masë për me ndihmu ekonominë e shoqërinë, as bujkun e fermerin kur nafta shkon 1.8 euro për litër, nuk e ndihmon.

-Rritet varfëria, zbrazet Kosova nga rinia, ekonomia kolapson nga keqmenaxhimi i energjisë… Kosova gjunjëzohet!

Kush janë këta njerëz?