Ylli francez Kylian Mbappe ka shprehur edhe një herë respektin e madh për legjendën argjentinase Lionel Messi, duke e cilësuar atë si një lojtar të kompletuar që dominon çdo aspekt të lojës.
Në një deklaratë të fundit, Mbappe theksoi se Messi është shembull për çdo futbollist, pasi “bën gjithçka perfekt” në fushë. Sulmuesi i Francës vlerësoi aftësitë teknike, vizionin dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që Messi ka në lojë, duke shtuar se është privilegj të luash përkrah tij ose kundër tij, transmeton GazetaBlic Sport.
Dy yjet e futbollit botëror kanë ndarë fushën si bashkëlojtarë te PSG, por edhe si rivalë në arenën ndërkombëtare, duke dhuruar spektakël për tifozët. Finalja e Kupa e Botës 2022 mbetet një nga përballjet më ikonike mes tyre.
/GazetaBlic Sport/


