Lajme

Deputetja e AAK-së për VV’në: Jeni turpi më i madh i historisë dhe epoka më e errët e Kosovës së pasluftës

04/02/2026 22:17
nga:Genita C

Time Kadrijaj, ka kritikuar ashpër partinë në pushtet, duke theksuar se Parlamenti është vend për përplasje idesh dhe jo teatër propagande, raporton GazetaBlic.

Ajo ka deklaruar se dëmet e shkaktuara ndaj vendit janë të mëdha dhe të vështira për t’u riparuar, ndërsa zëri i popullit nuk mund të shuhet.