Lajme

Zgjedhjet e reja, Balaj: Do të ketë garë mes opozitës për të bashkëqeverisur me Kurtin

04/02/2026 22:06
nga:Y I

Opinionisti Labinot Balaj tha se nëse do të ketë zgjedhje të reja në vend, atëherë projeksionet e tij janë se Albin Kurti do të jetë sërish i pari.

Balaj në emisionin “Rubikon” tha se pas këtij procesi, sipas tij, do të ketë garë mes opozitës për të bashkëqeverisur me Kurtin.

“Mendoj që pas këtij procesi ku Kurti nuk e korr rezultatin më optimal, më solid ka me pas njëfarë gare midis partive opozitare se kush, apo cila do t’i bashkohet Kurtit në bashkëqeverisje. Projeksionet e mia janë që Kurti ka me qenë prapë fitues ose i pari pas një procesi të ri elektoral”, tha Balaj.