Një postim jashtëzakonisht i çuditshëm u shfaq në profilin në anglisht të ekipit spanjoll, Mallorca, i cili trazoi rrjetin.
“Nga sezoni i ardhshëm, zëvendësimet në ndeshjet që përfshijnë Mallorcën do të vendosen drejtpërdrejt me anë të votimit të tifozëve në aplikacionin zyrtar”, shkruhet në njoftim.
Ky është qëndrimi i klubit nga Ishujt Balearik, dhe gjëja e çuditshme është se nuk u publikua dje, më 1 prill – Dita e Gënjeshtrave, por sot, më 2 prill.
Vlen të përmendet se një postim i ngjashëm në profilin kryesor në gjuhën spanjolle mungon, duke sugjeruar një keqkuptim. Postimi u fshi më vonë.
Nëse diçka e tillë do të ndodhte vërtet, megjithëse duket krejtësisht e pabesueshme, do të ishte një nga gjërat më të çuditshme në futboll.
/GazetaBlic Sport


