Sporti

Publikohen pamjet e arrestimit të Tiger Woods

04/02/2026 20:02
nga:L J

Pamjet e kamerave të trupit tregojnë arrestimin e Tiger Woods, 50 vjeç, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Ato tregojnë lojtarin e golfit të habitur kur u prangos në vendin e një aksidenti me makinë në, Florida, javën e kaluar.

Woods u arrestua të premten pasdite pasi u përpoq të kalonte një kamion me rimorkio në rrugë. Gjatë këtij procesi, ai goditi pjesën e pasme të kamionit dhe e përmbysi SUV-in e tij anash.

Pasi doli nga automjeti përmes dritares së pasagjerit, Woods refuzoi t’u jepte oficerëve një mostër urine dhe u arrestua për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke refuzuar t’i nënshtrohej një testi të detyrueshëm për alkool-test.

Pamjet filmike tregojnë momentin kur oficerët gjetën pilulat në xhepin e Woods. “Është Norco,” u tha ai atyre, duke iu referuar qetësuesit të dhimbjeve që më vonë u identifikua si hidrokodon, një opioid me recetë.

Woods ka kohë që vuan nga dhimbjet e shpinës dhe i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale për të riparuar lëndime të ndryshme.

/GazetaBlic Sport