Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se shteti i së drejtës nuk ndërtohet mbi propagandë, por mbi fakte dhe përgjegjësi, raporton GazetaBlic.
Ajo i bëri thirrje Prokurorisë që të intervistojë kryeministrin Albin Kurti dhe Arbërie Nagavcin lidhur me deklaratat për financimin e mediave nga burime të dyshimta.
Musliu theksoi se publiku ka të drejtë të dijë të vërtetën dhe kërkoi që, nëse ka prova, ato të publikohen, ndërsa në të kundërtën të ketë përgjegjësi për deklarata që dëmtojnë besimin në media dhe institucione.
Postimi i plotë:


