Sporti

Albion Rrahmani: Kemi treguar se, sado që jemi shtet i vogël, kemi zemër të madhe

04/01/2026 19:01
nga:L J

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani ka reaguar pas humbjes nga Turqia.

Kombëtarja e Kosovës u mposht 0-1 nga Turqia në ‘Fadil Vokrri’, me ç’rast edhe humbi rastin për kualifikimin në Botërorin e vitit 2026, shkruan GazetaBlic Sport.

Rrahmani tha se kanë dhënë gjithçka nga vetja, teksa premtoi se do të krijojnë momente të bukura për tifozët në të ardhmen.

Ja postimi i tij:

“Rezultati i ndeshjes së mbrëmshme dhemb shumë, sepse ishim pranë realizimit të një ëndrre të shumë gjeneratave. -Rëndësia e kësaj ndeshjeje për çdo shqiptar, kudo në botë, ishte e madhe. Kemi dhënë gjithçka nga vetja në këtë kampanjë kualifikimesh për ta bërë këtë ëndërr realitet. Faleminderit që ishit pranë nesh në çdo stadium,keni qenë motivi ynë i madh. Kemi treguar se, sado që jemi shtet i vogël, kemi zemër të madhe. Jam i sigurt se do të vazhdojmë të krijojmë momente të bukura dhe t’ju bëjmë krenarë”, shkruan Rrahmani.

/GazetaBlic Sport