Lajme

Shala: Opozita ka më shumë vullnet për të shkuar në zgjedhje, pasi janë të bindur se LVV-ja del dobët!

04/01/2026 18:35
nga:Y I

Një javë më parë, Gjykata Kushtetuese, u dha deputetëve të Kuvendit edhe 34 ditë kohë për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit.

Megjithëse afatet kohore kanë filluar të lëvizin ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim.

Deputetët kanë kohë deri me datën 28 shkurt për të zgjedhur Presidentin e ri, në të kundërt vendin shkon automatikisht në zgjedhje të parakohshme brenda një afati 45 ditor.

Në lidhje me këtë çështje, si pritet të veprojnë subjektet politike, a do të ketë përpjekje serioze për zgjedhjen e Presidentit të ri,  ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Krenar Shala.

Shala tha se pritet të ketë përpjekje por se sa do të jenë serioze dhe me rezultat kjo gjë sipas tij mbetet e paparashikueshme.

Ai shpreson që subjektet politike të angazhohen që të mos lejohet që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

“Mendoj që përpjekje do të ketë, por se sa do të jenë serioze dhe sa do të kulmojnë me zgjedhjen e Presidentit të ri, është një gjë e paparashikueshme. Le të shpresojmë që partitë politike do të bëjnë të pamundurun që të mos shkohet sërish në zgjedhje” deklaroi Shala.

Ai tha se ekziston mundësia se nga ana e subjekteve politike opozitare ka më shumë vullnet për të shkuar në zgjedhje pasi janë të bindur se LVV-ja do të dilte më dobët.

Por sipas Shalës, nëse qytetarët arrijnë në përfundim që për shkak të kalkulimeve opozitare vendi nuk arriti ta ketë presidentin e ri, atëherë VV-ja do të dalë ose njejtë ose edhe më e fuqishme.

“Vlen të përmendet që ekziston po ashtu rreziku që nga ana e partive opozitare ka më shumë vullnet për të shkuar në zgjedhje pasi që ata janë të bindur që VV-ja do të dilte më e dobët. Por se përvoja e deritanishme ka dëshmuar që nëse qytetarët arrijnë që të bien në përfundim që për shkak të kalkulimeve opozitare vendi nuk arriti ta ketë presidentin e ri, atëherë VV-ja do të dalë ose njejtë siç doli në zgjedhjet e kaluara ose edhe më e fuqishme” deklaroi Shala në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

S’ka lëvizje drejt konsensusit për çështjen e presidentit, pavarësisht rrjedhjes së afatit