Sporti

Montella: Kosova meriton përgëzime, do të doja të kishim shkuar bashkë në Kupën e Botës

04/01/2026 08:49
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, ka vlerësuar maksimalisht paraqitjen e Kosova pas përfundimit të ndeshjes mes dy përfaqësueseve.

Në deklaratën e tij për media, Montella theksoi se Kosova tregoi karakter dhe shpirt gare deri në sekondat e fundit të takimit, transmeton GazetaBlic Sport.

“Kosova meriton përgëzime, ata luftuan deri në fund. I përgëzoj edhe për vlerat e tyre, të gjithë na uruan,” u shpreh ai.

Tekniku italian nënvizoi gjithashtu marrëdhënien e mirë mes dy vendeve, duke e cilësuar përballjen si një duel mes miqsh.

“Ne jemi dy vende mike, do të doja të kishim shkuar së bashku,” shtoi Montella, duke lënë të kuptohet respektin e ndërsjellë mes vendeve.

Në fund, trajneri vlerësoi stilin e lojës së Kosovës, duke theksuar intensitetin dhe përkushtimin e treguar në fushë.

“Ata luajtën me nder dhe me një ritëm të lartë,” përfundoi Montella.

/GazeaBlic Sport/