Lumir Abdixhiku reagoi pas ndeshjes së Kosovës, duke falënderuar lojtarët për emocionet dhe shpresën që i dhanë vendit, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se skuadra arriti të bashkojë qytetarët përtej dallimeve dhe të rikthejë besimin, duke u shprehur krenar për angazhimin dhe dinjitetin e treguar në fushë.
Sipas tij, edhe pse fitorja ishte shumë pranë, Kosova do t’ia dalë në të ardhmen.


