Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Kosovë – Turqi.
Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Kosova kishte një rast të mirë shënimi, por goditja e Asllanit u ndal në traversë.
Ndërkohë, Turqia kishte një rast me Yildiz, por goditja e tij shkoi afër shtyllës së djathtë të Muric.
Kujtojmë se fituesi i duelit Kosovë – Turqi kualifikohet në Botërorin 2026.
/GazetaBlic Sport


