Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, dhe Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjenerali Dan Caine, zhvilluan një konferencë për shtyp në Pentagon, e para në 12 ditët e fundit.
Gjatë fjalës së tij, Hegseth deklaroi se “ndryshimi i regjimit ka ndodhur” në Iran, duke shtuar se qeveria e re “duhet të jetë më e mençur se e mëparshmja”.
Ai bëri të ditur gjithashtu se kishte vizituar gjatë fundjavës Komandën Qendrore të SHBA-së dhe ishte takuar me trupat, por pa zbuluar vendndodhjet konkrete të bazave të vizituara.
Sekretari i Mbrojtjes theksoi se SHBA-të janë në dijeni që vende rivale po i ofrojnë Iranit informacione mbi asetet amerikane. Sipas tij, fokusi kryesor i Uashingtonit mbetet arritja e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin.
Hegseth shtoi se ushtria amerikane synon të jetë “e paparashikueshme” sa i përket pranisë së trupave në terren në Iran. I pyetur për kritikat nga mbështetës të Donald Trump, të cilët kundërshtojnë dërgimin e forcave tokësore, ai u shpreh se nuk e kupton pse baza politike e presidentit nuk do të kishte besim në aftësinë e tij për të zbatuar strategjinë ushtarake.


