Sporti

“Edoni kundër Kenanit”- Faqja e Juventusit me postim para ndeshjes Kosovë-Turqi

03/31/2026 17:04
nga:Y I

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e martë) ndeshjen historike ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Para kësaj ndeshjeje ka reaguar edhe faqja zyrtare e gjigantit italian Juventus.

Tashmë dihet se dy futbollistët e ‘Zonjës së Vjetër’, Edon Zhegrova dhe Kenan Yildiz, do të takohen sot me njëri-tjetrin, por kësaj radhe në cilësinë e kundërshtarit.