Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Turqinë, në një ndeshje historike.
Duke filluar nga ora 20:45, ‘Dardanët’ synojnë vetëm fitoren e madhe, në një ndeshje me vlerë të jashtëzakonshme, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo sfidë është ndër më të rëndësishmet në historinë e futbollit kosovar, pasi një fitore do ta dërgonte Kosovën për herë të parë në një turne madhor botëror, siç është Kupa e Botës.
Pritet që atmosfera në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të jetë e jashtëzakonshme, atje ku futbollistët do të marrin përkrahje të madhe nga tribunat.
/GazetaBlic Sport/


