Kombëtarja e Turqisë është nisur drejt Prishtinës për ndeshjen ndaj Kosovës, që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Kosova dhe Turqia ballafaqohen nesër nga ora 20:45, në ndeshjen e finales së “Play Offit” për Kampionatin Botëror 2026, shkruan GazetaBlic Sport.
Ekipi kombëtar turk është nisur para pak minutash drejt Prishtinës, ku sot do të mbajë konferencë për media në orën 18:00.
Turqia nuk do të stërvitet në Prishtinë, veç do të bëjë një ecje në stadium.
/GazetaBlic Sport


