Lajme

Paga e 13-të/ Muharremi: Një pakicë përfiton, shumica përjashtohet – ku është këtu barazia

03/30/2026 12:13
nga:G B

Analisti Shenoll Muharremi, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se kjo nuk është drejtësi e barazi, siç kishte premtuar Kurti e VV.

“Nga paga e 13-të përfitojnë vetëm rreth një çerek (1/4) i punëtorëve në Kosovë. Nëse i kemi rreth 400,000 persona që punojnë, më pak se 100,000 përfitojnë, ndërsa mbi 300,000 mbesin jashtë, kurgjë nuk përfitojnë po vetëm humbin. Pra, një pakicë përfiton, shumica përjashtohet”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Kjo paga e 13-të mundet me qenë e mirë për një pjesë të vogël të njerëzve, por në thelb është thellësisht e padrejtë. Kjo parti në pushtet ka premtu “drejtësi e barazi”… po në realitet, po bën të kundërtën.

Kur i shiqon veprimet e tyre, e sheh që kjo nuk ka lidhje me barazi. Psh, nga paga e 13-të përfitojnë vetëm rreth një çerek (1/4) i punëtorëve në Kosovë.

Nëse i kemi rreth 400,000 persona që punojnë, më pak se 100,000 përfitojnë, ndërsa mbi 300,000 mbesin jashtë, kugjo nuk përfitojnë po vetëm humbin.

Pra, një pakicë përfiton, shumica përjashtohet.

A është kjo drejtësi e barabarsi?

Si po ndiheni ju që po i paguani taksat tuaja për një grup të vogël të previligjuar që nuk jau shihni hajrin shumë?

Edhe ma problematike është fakti që qeveria po ua merr paret atyne 300,000 punëtorëve që nuk po përfitojnë kurgjo nga sektori privat, dhe po ua jep një grupi shumë më të vogël në sektorin publik.

Pra, po merret prej atyne që nuk marrin asgjë e që i kanë pagat ma të vogla, për me i dhënë atyne që tashmë i kanë pagat e sigurta, vendin e punës të garantum dhe rrezikun pothuajse zero.

Kjo nuk është barazi po është privilegj për pakicën, në kurriz të shumicës.

Hajde tregoni, ku është këtu drejtësia e barabarsia?