Sipas ESPN, situata e dëmtimit të Thibaut Courtois te Real Madrid është më e keqe se sa pritej fillimisht.
Portieri belg është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor që mori në një ndeshje kundër Manchester City në Angli.
Testet e kryera nga Real Madrid tregojnë se Courtois po vuan nga dy dëmtime të ndara në këmbën e majtë dhe të djathtë, por problemi muskulor në këmbën e majtë është më serioz.
Courtois tani pritet të humbasë ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Real Madridit kundër Bayern Munich.
/GazetaBlic Sport


