Eliminimi nga Polonia në gjysmëfinale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026 të enjten e kaluar, vazhdon të përjetohet rëndë nga lojtarët e Shqipërisë.
Për humbjen në Varshavë u fol edhe të dielën pas stërvitjes që Shqipëria e zhvilloi në qendrën sportive në Valencia të Spanjës.
Shqipëria të martën e luan miqësoren ndaj Ukrainës, gjysmëfinalistes tjetër të eliminuar nga plejofi kualifikues.
Ukraina u eliminua nga Suedia, pas humbjes 3:1.
Ndeshja Ukrainë – Shqipëri luhet në Valencia, të martën nga ora 20:45.


