Kombëtarja turke e futbollit po vazhdon përgatitjet e saj për ndeshjen finale të eliminatoreve të Kupës së Botës 2026 kundër Kosovës.
15 minutat e para të seancës stërvitore ishin të hapura për shikuesit, kurse stërvitja filloi me vrapim dhe vazhdoi me ushtrime të tjera.
Pjesa e stërvitjes me dyer të mbyllura u përqendrua në taktikat për ndeshjen me Kosovën.
Gjatë stërvitjes, Zeki Çelik ka punuar me ekipin, ndërsa Hakan Çalhanoglu dhe Merih Demiral kanë bërë ushtrime të veçanta vrapimi, pra nuk kanë stërvitur me grupin.
/GazetaBlic Sport/


