Ish-kapiteni i Shqipërisë, Rudi Vata, ka shprehur admirim për Kombëtaren e Kosovës, përpara finales së play-off-it kundër Turqisë.
“Jam i impresionuar me Kosovën dhe hapat gjigantë që ka bërë. Ky ekip mund të rivalizojë çdo kombëtare sot, është shumë solid, nuk ka frikë dhe është i paparashikueshëm në kuptimin më pozitiv,” tha Vata në prononcimin e tij për ‘GazetaBlic Sport’.
Sipas tij, Kosova ka gjasa të fitojë ndeshjen vendimtare. “Nëse luan me angazhim dhe mentalitet të tillë, jam i bindur se do të arrijë në Kupën e Botës dhe do të jetë ‘Hirushja e Botërorit’,” shtoi ish futbollisti i njohur.
Ky koment vjen në një moment kyç, teksa Kosova përballet me Turqinë për një vend në Botërorin e ardhshëm.
Ndeshja do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

/GazetaBlic Sport/


