Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 27 vjetorin e masakrës së Podujevës ku mbetën të vrarë 21 persona.
Kurti përmes një postimi në Facebook tha se mbi familjet amiljet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, u krye një nga krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë.
Tutje, ai tha se krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë kanë dëshmi dhe dëshmitarë.
“Krahas dhimbjes, sot nderojmë forcën e tyre. Kujtojmë se sa i lartë ishte çmimi i lirisë, dhe se sa e shtrenjtë dhe e shenjtë është ajo. Përkulemi para sakrificës së popullit tonë dhe ngrihemi me zotimin për të mos harruar kurrë. Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë kanë dëshmi dhe dëshmitarë. Ato duhet të shndërrohen në aktakuza konkrete dhe dënime të merituara. Institucionet tona kanë për obligim që këto dëshmi të bëhen themel i drejtësisë së mohuar për dekada”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:


