Lajme

‘Jo në Prishtinë’- Përparim Rama ndan pamje nga aksioni për heqjen e tabelave të ekspozitës!

03/28/2026 10:39
nga:Y I

Punëtorët e Komunës së Prishtinës kanë hequr sot të gjitha tabelat e ekspozitës për masakrat e ndodhura në Kosovë, pasi në to janë evidentuar pasaktësi të mëdha.

Kryetari i Komunës, Perparim Rama, tha se s’ka vend në Prishtinë për një ekspozitë të tillë.

Rama ka kërkuar përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze.

“Kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze që përdhos dinjitetin e qytetarëve dhe fyen kujtesën kolektive të popullit tonë” shkruan Rama në reagimin e tij raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: