Lajme

Gjinovci fajëson familjarët e viktimave për ekspozitën: I deklaruan të vrarët si ushtarë, për pensione, histeri e kundërshtarëve të Kurtit

03/28/2026 08:34
nga:Y I

Ekspozita e organizuar në sheshin e Prishtinës nga “Admovere” dhe “Integra” me të dhëna të pasakta për masakrat që janë kryer në Kosovë ka nxitur reagime të shumta.

Kreu i Prishtinës ka revokuar lejen për këtë ekspozitë, derisa qytetarë në shenj proteste kanë mbuluar banerët e ekspozitës të vendosur në shesh.

Lidhur me këtë ka reaguar bashkëpunëtori i Shkëlzen Gashit, Rron Gjinovci, duke arsyetuar gabimet në ekspozitë me mungesën e të dhënave zyrtare nga shteti i Kosovës.

Gjinovci ka shkruar se të dhënat janë nga libri i Natasha Kandiq. Gjinovci ka përmendur specifikisht edhe Masakrën e Dubravës, për të cilën ka pasur reagime, duke thënë se sipas librit të Natasha Kandiq, një numër i personave të vrarë figurojnë si njerëz të armatosur apo ushtarë.

Sipas Gjinovcit, kjo ndodh edhe për shkak të synimit për ngritjen e vlerës së tyre apo edhe për pensionet që jep shteti për familjarët e të vrarëve si ushtarë, krahasuar me ata si civilë.

Aktivisti kosovar thotë gjithashtu se reagimet po nxiten nga kundërshtarët politik të Albin Kurtit, duke sulmuar ekspozitën e Shkëlzen Gashit “për ta dëmtuar Kurtin’.

Reagimi i plotë i Gjinovcit: