Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë ftuar kryetarët e komunave të vendosin ekrane të mëdha në sheshet e qyteteve për të parë ndeshjen e Kosovës ndaj Turqisë të martën.
Ata kanë bërë me dije se një gjë e tillë do t’i mundësohej çdo qytetari të përjetojë ndeshjen vendimtare të Kosovës për kualifikimin në Kampionatin Botëror.
Sipas tyre, në këtë mënyrë çdo qytete do ta kishte mundësinë të shkruan historinë.
“Le ta kthejmë çdo shesh në një tribunë mbështetjeje, çdo qytet në një zë të vetëm, dhe çdo qytetar në lojtarin e dymbëdhjetë të kombëtares sonë për kualifikimit historik në Kampionatin botëror”, ka shkruar Rama.


