Lajme

“Albin Kurti nuk është jashtëtoksor” Canaj fajëson opozitën për dominimin e tij politik

03/26/2026 22:33
nga:G B

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se mbështetja për kryeministrin Albin Kurti nuk lidhet domosdoshmërisht me performancën e tij qeverisëse, por me mungesën e alternativave bindëse nga opozita.

Sipas Canajt, një pjesë e madhe e qytetarëve vazhdojnë ta votojnë Kurtin jo për shkak të rezultateve konkrete, por sepse nuk shohin një opsion më të mirë në skenën politike.

“Albin Kurti nuk është jashtëtoksor, thjesht qytetarët e votojnë sepse partitë opozitare nuk i shohin si alternativë. Ato janë po aq fajtore për këtë situatë,” është shprehur Canaj.