Sporti

Historike: Kosova në finale të ‘Play-off’it, vetëm një ndeshje larg kualifikimit në Kupën e Botës

03/26/2026 22:46
nga:Sh R

Kosova triumfon ndaj Sllovakisë dhe siguron finalen e Play‑Off‑it kundër Turqisë për një vend në Botërorin 2026!

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Sllovakisë, duke arritur fitoren dhe siguruar finalen e fazës Play‑Off, ku do të përballet me Turqinë.

Fituesi i kësaj finaleje do të marrë biletën për në Kupën e Botës 2026 në Kanada, SHBA e Meksikë.

‘Dardanët’ përmbysen gjithçka sonte ndaj Sllovakisë, duke triumfuar me shifrat 3 me 4 dhe duke dhuruar emocione të jashtëzakonshme.

/GazetaBlic Sport/