Sporti

Gjithçka gati: Kosova me sy nga historia, ja formacioni zyrtar i ‘Dardanëve’

03/26/2026 19:20
nga:Mergim Rreci

Kosova luan sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, teksa përballet me Sllovakinë në Bratislavë në gjysmëfinalen e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Nga ora 20:45, “Dardanët” zbresin në fushë me një synim të vetëm – të vazhdojnë ëndrrën për kualifikim historik në Botëror.

Një fitore do ta dërgonte Kosovën në finalen vendimtare që pritet të luhet në Prishtinë, ndaj fituesit të duelit Turqi – Rumani.

Ja formacioni i Kosovës për këtë takim:

Kosova: Muric, Hajrizi, Dellova, Hajdari, Gallapeni, Vojvoda, Muslija, Rexhbecaj, Hoxha, Asllani, Muriqi

/GazetaBlic Sport/