Lajme

Ahmeti: Opozita duhet të refuzoj kategorikisht Kurtin, s’duhet të zgjedh Presidentin e Vetëvendosjes!

03/26/2026 12:48
nga:Y I

Gjykata Kushtetuese dje ka dalë me vendim në lidhje me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj dekretit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Në aktgjykim thuhet se Kuvendit i jepen edhe 34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e Presidentit.

Në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ka folur për “Gazeta Blic” anëtari i kryesisë së Partisë Socialdemokrate (PSD), Bardh Ahmeti.

Ahmeti tha se vendimi që u mor dje nga Kushtetuesja i dha më shumë kohë Kurtit për të zgjedhur Presidentin dhe në të njëjtën kohe e zhvleftësoj dekretin e presidentes.

Ai potencoi se kjo kohë duhet t’ë shërbejë për një momentum të ri opozitar duke e refuzuar kategorikisht Albin Kurtin.

“Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese efektivisht i dha më shumë kohë Kurtit për të zgjedhur presidentin dhe në të njëjtën kohe e zhvleftësoj dekretin e presidentes. Këto janë dy gjërat faktike që vendimi i parashtroj.Politikisht, kjo kohë duhet të shërbej për një momentum të ri opozitar duke e refuzuar kategorikisht Kurtin, tendencat e tij e autoritarizmin e tij” deklaroi Ahmeti.

Ahmeti tha se opozita duhet të refuzoj bashkëpunimin me Kurtin.

Sipas tij të njëjtit (opozita) nuk duhet të zgjedh presidentin e Vetëvendosjes.

“Në këtë sens, opozita nuk duhet të zgjedh presidentin e Vetëvendosjes. Pushteti i Kurtit ka rezultuar të jetë i rrezikshëm dhe rreziku nga pushteti i tij po vazhdon të rritet. Një president, në shërbim të Kurtit, do i mundësoj atij të kap edhe Prokurorinë edhe Gjykatën Kushtetuese në një periudhë të shkurtër. Pra, edhe institucionin e akuzës edhe institucionin e interpretimit final ligjor. Kjo duhet të refuzohet kategorikisht.Nga kapja e institucioneve tek linçimi i mediave e grupeve shoqërore kanë qenë indikatorë të qartë që demokracia po rrezikohet vazhdimisht. Kjo tendencë duhet të refuzohet e luftohet. Dhe kjo nis duke refuzuar bashkëpunimin me Kurtin” deklaroi Ahmeti në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Kushtetuesja i jep 34 ditë Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit