Lajme

Behrami: Pavarësinë që Ahtisaari e futi para 19 vjetëve në pako, sot Albin Kurti po e largon!

03/26/2026 11:10
nga:Genita C

Artan Behrami ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se pas 19 vjetësh nga raporti i Martti Ahtisaarit që propozon pavarësinë e Kosovës, Kurti po pranon rinegocimin e Pakos së Ahtisaarit, raporton GazetaBlic.

Sipas Behramit, marrëveshjet e fundit që përfshijnë autonominë e serbëve në veri dhe eksteritorialitetin e kishave ortodokse po dobësojnë pavarësinë që Ahtisaari kishte vendosur për Kosovën.