Showtime

“Forca Kosova, forca Shqipëria”, Rita Ora mbështet dy ekipet kombëtare për kualifikim në Kupën e Botës

03/26/2026 10:07
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë një postim në Instagram ku ka shprehur mbështetjen e saj për përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat sot luajnë në gjysmëfinalet e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Ajo publikoi disa fotografi të dy kombëtareve, duke u uruar sukses në përballjet e sotme.

“Fat të mbarë! Shpresoj që do të bëjmë histori dhe do të kualifikohemi në Kupën e Botës këtë vit”, ka shkruar ajo.