Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ku thotë se do ta respektojmë ashtu sic kemi vepruar gjithmonë, raporton GazetaBlic.
Musliu në një prononcim për GazetaBlic, thekson se pavarësisht rrethanave politike, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar në raport me institucionet dhe vendimet e tyre.
“Ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese si institucion kyç i rendit demokratik dhe garant i funksionimit të shtetit të së drejtës, ashtu siç kemi vepruar gjithmonë. Pavarësisht rrethanave politike, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar në raport me institucionet dhe vendimet e tyre”, tha ajo.
Ndër të tjera, ajo bën të ditur se Partia Demokratike e Kosovës, do t’i mbledhë nesër organet e saj drejtuese ku pritet tw analizohen zhvillimet e fundit dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm politikë.
“Në këtë frymë, Partia Demokratike e Kosovës do t’i mbledhë nesër organet e saj drejtuese për të analizuar në detaje zhvillimet e fundit, për të diskutuar situatën e krijuar dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm politikë, gjithmonë në funksion të stabilitetit institucional dhe interesit qytetar”, përfundoi ajo për GazetaBlic.


