Sporti

Konfirmohet një tjetër mungesë tek Sllovakia

03/25/2026 20:35
nga:Mergim Rreci

David Duris i Sllovakisë nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë ekipin në ndeshjen kundër Kosovës.

Anësori i klubit norvegjez Rosenborg Trondheim ka pësuar një dëmtim në shpatull nga i cili vuante edhe më parë, njoftoi trajneri i ekipit kombëtar Francesco Calzona, transmeton GazetaBlic Sport.

Kësisoji, Duris nuk do të luajë në këtë takim edhe pse shihej si titullar i mundshëm në këtë përballje.

/GazetaBlic Sport/