Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka dhënë një siguri të rëndësishme për tifozët para ndeshjes, duke theksuar se të gjithë ata që kanë siguruar bileta do të lejohen të hyjnë në stadium.
Ai ka bërë të ditur se nuk do të ketë pengesa për tifozët që posedojnë bileta valide dhe se organizimi është duke u bërë në mënyrë që gjithçka të shkojë pa probleme.
Interesimi për këtë përballje është shumë i madh dhe pritet një atmosferë e zjarrtë në stadium, pasi numri i tifozëve që kanë siguruar bileta është i lartë.
Në këtë mënyrë, tifozët kosovarë mund të jenë të qetë se do të kenë mundësinë ta ndjekin ndeshjen nga afër dhe të përkrahin ekipin e tyre pa shqetësime, por që në disa sektorë nuk do të lejohen simbolet kombëtare të Kosovës.
/GazetaBlic Sport/


