Analisti politik, Ilir Deda, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gjykata Kushtetuese sqaroi njëherë e përgjithmonë disa gjëra për zgjedhjen e presidentit.
“Shkurt e shqip, nëse nuk mund të mirreni vesh – pa imponim, shkohet në zgjedhje”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Gjykata Kushtetuese sqaroi njëherë e përgjithmonë çështjen e zgjedhjes të presidenttit të Kosovës:
- Sqaroi procedurën 60 ditëshe, duke e rrëzuar pretendimin e paritve në pushtet
- Sqaroi që nuk ka mandat detyrues deputetëve, siç kërkuan partitë në pushtet
- E përcaktoi shpërndarjen automatike të Kuvendit, nëse nuk zgjidhet presidenti – që asnjë lojë politike nuk mund ta zhbëjë
- Sqaroi që në bazë të kompetencave Kushtetuese presidenti nuk përfaqëson grupe apo interesa partiake
- E shfuqizoi dekretin e presidentes, por duke e vendosur si argumentim valid për të ardhmen kur të jetë në red dite zgjedhja e presidentit
Shkurt e shqip, nëse nuk mund të mirreni vesh – pa imponim, shkohet në zgjedhje.


