Lajme

Vendimi i Kushtetueses/ Bajqinovci: Nga nesër, vazhdojmë punën në Kuvend

03/25/2026 18:07
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se “çdo President duhet ta ketë të qartë: rendi kushtetues dhe ndarja e pushteteve nuk janë çështje interpretimi politik, por detyrim për t’u respektuar.”

“Nga nesër, vazhdojmë punën në Kuvend — aty ku buron legjitimiteti dhe vendimmarrja demokratike”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Vendimi për shpërbërjen e Kuvendit nga Presidenti nuk ka bazë kushtetuese dhe si i tillë nuk mund të vlejë.

Kuvendi është organi më i lartë përfaqësues në një republikë parlamentare dhe nuk shpërndahet me vullnet të njëanshëm të Presidentit.

Çdo President duhet ta ketë të qartë: rendi kushtetues dhe ndarja e pushteteve nuk janë çështje interpretimi politik, por detyrim për t’u respektuar.

Nga nesër, vazhdojmë punën në Kuvend — aty ku buron legjitimiteti dhe vendimmarrja demokratike.

Vendimi i Kushtetueses: Çka ndodh nëse Presidenti nuk zgjidhet brenda 34 ditësh?