Kombëtarja e Kosovës është gati për ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë.
Kosova ka bërë progresivisht më mirë në fushatat kualifikuese, duke përfunduar e gjashta për vitin 2018, e pesta për vitin 2022 dhe pastaj e dyta këtë herë, duke siguruar një vend në ‘Play-off’, shkruan GazetaBlic Sport.
Edhe pse duhet të marrin një rezultat fitues në Bratislavë, ‘Dardanët’ e dinë se do të jenë në shtëpi në finalen e play-off nëse arrijnë atje dhe kjo është një motiv shtesë.
Rrjeti statistikor ‘Opta’ ka bërë parashikimin për këtë takim, me fitoren e Sllovakisë brenda 90 minutash që ka fituar 53.8% të 10,000 simulimeve.
Megjithatë, shkalla e suksesit prej 22.5% e Kosovës i bën ata fituesit e dytë më të mundshëm jashtë fushe në gjysmëfinalet evropiane dhe kjo nuk e bën aspak inferiore kombëtaren tonë, pavarësisht një diference që shihet në këtë mes.

/GazetaBlic Sport/


