Sporti

Van Persie: Nuk do ta vendosja Haalandin në pesë sulmuesit më të mirë në historinë e Premier League

03/24/2026 18:29
nga:Mergim Rreci

Legjenda e Arsenalit dhe Manchester United, Robin van Persie, dha një mendim kurioz për Erling Haaland dhe pranoi se nuk do ta vendoste atë mes pesë sulmuesve më të mirë në historinë e Premier League.

Ish-lojtari i kombëtares holandeze iu bashkua diskutimit rreth yllit të Manchester Cityt dhe shpjegoi pse, sipas mendimit të tij, norvegjezi ende nuk e meriton një vend kaq të lartë në një renditje të tillë, transmeton GazetaBlic Sport.

“Sinqerisht, nuk e shoh atë në pesë sulmuesit më të mirë në historinë e Premier Ligës. Ai luajti në shtatë finale me Manchester Cityn dhe nuk shënoi asnjë gol, megjithatë ai ende konsiderohet një lojtar i klasit të parë. Gjëja e trishtueshme është se në futbollin e sotëm, lojtarët shpesh gjykohen vetëm nga golat e tyre”, tha Van Persie.

Sipas tij, Haaland ka edhe dobësi të tjera në lojën e tij që nuk duhen anashkaluar.

“Ai gjithashtu ka vështirësi në bashkëveprimin me të tjerët dhe shpesh shënon kundër ekipeve më të dobëta”, beson gjithashtu ish-sulmuesi.

/GazetaBlic Sport/