Lajme

Haradinaj: 24 Marsi nderohet shumëfish, nga Epopeja e Dukagjinit më 1998 deri te intervenimi i NATO-s një vit më vonë

03/24/2026 14:33
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndarë pamje nga Epopeja e Dukagjinit.

Haradinaj tha se 24 marsi nderohet shumëfish, nga Epopeja e Dukagjinit më 1998 deri te intervenimi i NATO-s një vit më vonë.

“Më 24 mars 1998 ranë Hima, Gazmendi e Agroni, por nuk u thyem. Flijimi i tyre u bë frymëzim për të vazhduar deri në momentin kulmor, kur NATO, në krye me SHBA-në, dha sinjalin e çlirimit të Kosovës” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.

‘Sot nderojmë të rënët, nderojmë miqtë tanë dhe kujtojmë se NATO në qiell e UÇK në tokë i dhanë fund regjimit të Millosheviqit dhe e kurorëzuan Kosovën me liri e pavarësi’ përfunon postimin Haradinaj.

Postimi i plotë: