Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO ndaj Jugosllavisë, duke theksuar se kjo ndërhyrje ndali gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve në Kosovë, raporton GazetaBlic.
Ai rikujtoi se operacioni ajror nisi më 24 mars 1999 kundër regjimit të Millosheviqit, pasi dështuan përpjekjet diplomatike.
Kurti vlerësoi rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve, duke theksuar se pas 78 ditësh bombardime dhe Marrëveshjes së Kumanovës, lufta përfundoi dhe Kosova fitoi lirinë, duke hapur rrugën për shtetndërtim dhe demokraci.
Postimi i plotë:


